Transmetuar më 23-04-2017, 23:14

Bardhezinjtë e Juventusit kanë arritur një fitore të lehtë kundër Genoas me rezultatin 4-0.

Takimi i mbrëmjes së sotme, i zhvilluar në “Juventus Stadium”, ishte i vlefshëm për javën e 34-t, të “Serisë A”, italiane.

Golat për Juventusin u shënuan nga Mandzukic, Dybala, Bonucci dhe autogol Munoz.

Pas kësaj fitoreje Juventus qendron në vendin e parë me 83 pikë, e sigurtë në rrugën drejt titullit./a.k/noa.al/