Transmetuar më 23-04-2017, 22:58

Skuadra e Barcelonës mposht Real Madridin në duelin e “El Clasicos” së mbrëmjes së sotme, me rezultatin 3-2.

Takimi i zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte mjaft i fortë dhe me shumë përplasje, ndërsa fitorja e katalanasve ka rihapur seriozisht garën për titull.

Golat për Real Madridin në këtë takim u shënuan nga Casemiro dhe James.

Për Barcelonën shënuan Messi (2 gola) dhe Rakitic.

Takimi Real Madrid-Barcelona ka pasur edhe tension brenda, teksa në minutën e 20, mbrojtësi madrilen Marcelo ka gjakosur yllin argjentinas të katalanasve, Lionel Messi.

Braziliani qëlloi me bërryl në buzën e argjentinasit duke detyruar që të kërkojë ndihmën e ekipit mjekësor.

Gjithashtu Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75’të, pas një ndërhyrjeje të ashpër kundër Messit, duke lënë Realin me 10 lojtarë për më shumë se 15 minuta.

Pas këtij takimi, të dyja skuadrat kryesojnë “La Ligan” me pikë të barabarta, me nga 75./a.k/noa.al/