Transmetuar më 23-04-2017, 22:32

Sportisti shqiptar në Kickbox, Florian Marku, ka fituar duelin e mbrëmjes së sotme ndaj kundërshtarit serb, Stefan Suskavcevic.

Fillimisht Floriani ka pasur pak vështirësi, por kjo nuk ka zgjatur shumë, pasi sportisti shqiptar, ka mposhtur në dy minuta rivalin serb, Suskavcevic.

Për të parë këtë takim të Florianit me rivalin serb, ka qenë i pranishëm edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Të pranishëm kanë qenë edhe shumë shqiptarë që kanë përkrahur Florianin në duelin e tij.

Në sfond, Floriani ka pasur këngën "Kuq e zi" të Florian Mumajesi dhe Elvana Gjata./a.k/noa.al/