Transmetuar më 23-04-2017, 22:12

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin, ku futbollisti i përfaqësueses çeke, Frantisek Rajtoral, i cili aktivizohet te klubi turk Gaziantepspor është gjetur i pajetë, i varur në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori teknik i klubit turk, Bylent Ujgyn.

Rajtoral, 32-vjeç, u gjet i varur në sistemin e ngrohjes së shtëpisë së tij.

Futbollisti kaloi te Gaziantepsor në fillim të këtij sezoni por nuk po aktivizohej rregullisht me klubin.

Nuk dihen shkaqet që futbollisti çek ndërmori këtë vendim ekstrem.

Futbollisti më parë ka veshur fanellën e klubit të njohur çek, Viktoria Plzen./a.k/noa.al/