Transmetuar më 23-04-2017, 21:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Rrogozhinë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Peqin-Rrogozhinë, ku M.V., 31-vjeç, duke drejtuar automjetin tip Volksëagen, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin e mitur F.L., 3-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale./a.k/noa.al/