Transmetuar më 23-04-2017, 21:19

Të lëvizësh me biçikletë si në distanca të gjata ashtu edhe në të shkurtra, është më mirë se sa të ecësh në këmbë.

Sipas studimeve në Britaninë e Madhe, lëvizja me biçikletë ul rrezikun ndaj kancerit, problemeve të zemrës, vdekjes së parakohshme.

Të rriturit që udhëtojnë me biçikletë janë 45% më pak të predispozuar të preken nga kanceri dhe 46% më pak nga sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar se kjo formë lëvizjeje, edhe sikur për pak minuta të zgjasë, është shumë më e mirë sesa të ecurit në këmbë apo me transport publik.