Transmetuar më 23-04-2017, 18:48

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar nga çadra se opozita nuk do të destabilizojë vendin, pasi sipas tij, dhuna nuk është karakteristikë e demokratëve.

“Dhunë në protestën tonë nuk ka e nuk ka për të pasur. Dhuna është tipar i frikacakëve, këtu jemi të gjithë njerëz të kurajës”,- u shpreh Basha.

Kryedemokrati paralajmëroi policinë se do vëzhgohen e regjistrohen sipas tij nga toka e ajri, si dhe u tha atyre se do përballen me forcën e plotë të ligjit, nëse guxojnë të prekin qytetarët.

“Do vëzhgoheni e regjistroheni nga toka e ajri, do përballeni me forcën e plotë të ligjit, nëse guxoni të prekni qytetarët. Tani ligji kërkon që policia të njoftohet, dhe jo të japë leje. E paprecedentë, keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama.

Basha i fton të gjithë në protestën e nesërme, sipas tij, për zgjedhje të lira e të ndershme

“Nesër bashkohemi midis orës 11 dhe 12 të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë do të jenë aty me ne. Demokratë e socialistë do të jenë atje me ne për kauzën kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme, ejani pa frikë, paqësisht por me vendosmëri. Hajdeni për të drejtat tuaja, për mirëqenien dhe një ekonomi më të fortë nesër. ”,- tha Basha./a.k/noa.al/