Transmetuar më 23-04-2017, 17:29

Futbollisti i Bayern Munchen, Arturo Vidal, po kalon një moment të vështirë, pasi së fundmi kunati i tij është ekzekutuar me armë zjarri në kryeqytetin kilian të Santiagos.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku 31-vjeçari Ignacio Neira Guerra, është ekzekutuar për vdekje teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Mazda”.

Mësohet se burri i motrës së futbollistit Vidal, Ambar Vidal Pardo, 27-vjeçe, është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një rrjet trafiku të drogës./a.k/noa.al/