Transmetuar më 23-04-2017, 17:10

Landi Hysi është një nga këngëtarët më të dashur të shqiptarëve, teksa bëri emër me grupin e famshëm “West Side Family”.

Megjithatë me angazhimet e tij, ai ka treguar se nuk është vetëm një këngëtar i mirë, por edhe një njeri që mbron kauza të drejta.

Ai punon çdo ditë në mbrojtje të fëmijëve në nevojë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, ai ka dhënë një mesazh mjaft kuptimplotë.

“Unë mbroj fëmijët”, shkruhet pas xhupit që Landi mban veshur, në fotografinë e publikuar.

Ai shprehet kundër dhunës së fëmijëve, kundër urrejtjes, kundër bullizmit dhe kundër diskriminimit.

Të ndryshëm por të barabartë”, shkruan Landi./a.k/noa.al/