Transmetuar më 23-04-2017, 15:10

Një makinë është përfshirë nga zjarri teksa ka qenë në ecje e sipër, në aksin rrugor Përrenjas- Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, ku mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme private, i drejtuar nga shtetasi H.Rr., me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike e mjetit.

Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e rastit. /a.y/noa.al

Foto arkiv