Transmetuar më 23-04-2017, 14:56

Një tjetër kafshë e pafajshme ngordhi para kohe, teksa mbahej në parkun SeaWorld të San Diego, në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Szenja, një arushë polare femër 21 vjeçe, e lindur në një kopsht zoologjik gjerman, ngordhi papritur të martën e kaluar, pasi i kaloi 20 vitet e fundit në parkun e San Diego, bashkë me miken e saj më të mirë, Snowflake.

Pavarësisht një peticioni për t’i mbajtur bashkë dy arushat polare, duket se ndonjë motiv financiar, bëri që SeaWorld të dërgonte Snowflake në kopshtin zoologjik të Pittsburgh.

Snowflake u transferua në fund të muajit shkurt, dhe që nga ai moment, kujdestarët vunë re një mungesë oreksi dhe energjie nga ana e Szenja, shkruan noa.al.

Përgjithësisht arinjtë polarë kanë një jetëgjatësi prej 25- 30 vite jetë. ​

Tracy Remain, zv. presidente e shoqatës së kafshëve PETA, tha për NBC, “Pasi u nda nga mikja e saj, e cila u dërgua në kopshtin zoologjik të Pittsburgh për të ushqyer këlyshët e arinjve polarë, Szenja bëri atë që kushdo do bënte kur humbet shpresa, u dorëzua. Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për SeaWorld, duke ndaluar transferimet e kafshëve dhe riprodhimin e tyre jashtë ambientit natyral”. /a.y/noa.al