Transmetuar më 23-04-2017, 14:23

Hutohet nga celulari teksa i jepte makinës dhe rrezikon seriozisht jetën e një fëmije rreth një vjeç, të cilit i kalon sipër.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në provincën e Jinjiang, në Kinë, ku tragjedia u shmang për punë centimetrash. Siç shihet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, i vogli i cili po luante në rrugë, u mbështet në makinë.

Por shoferi i hutuar nga celulari i kalon sipër. Vogëlushi përfundoi në tokë dhe nisi të qajë me dëmtime të ndryshme. Foshnja u dërgua në spital, i trembur dhe me disa gërvishtje, ndërkohë që për shoferin mund të ketë pasoja të rënda. /a.y/noa.al