Transmetuar më 23-04-2017, 13:59

Është vetëm 8 muajshe por ha sikur të ishte 10 vjeçe dhe peshon plot 17 kilogramë. Chahat Kumar, është një vogëlushe indiane e cila nuk ngopet. Prindërit e saj mendojnë se bëhet fjalë për një ndëshkim nga Zoti.

Babai i saj, Suraj Kumar, thotë se vogëlushja nisi të shtojë ndjeshëm në peshë katër muaj më parë dhe se kur lindi ishte normale.

“Gradualisht vumë re se pesha e saj po shtohej dita ditës. Nuk është faji ynë. Zoti na e dha këtë gjendje. Ndihem keq kur njerëzit shohin Chahat dhe qeshin”, thotë ai.

Ndërkohë nëna e saj Reena, e cila kishte humbur një fëmijë gjatë shtatzënisë shpreh shqetësimin e saj.

“Nuk ha si një fëmijë normal. Gjatë gjithë kohës ha. Nëse nuk i jap për të ngrënë qan pa pushim. Qan sepse do të dali, por nuk e ngre dot në krahë”, thotë ajo, shkruan noa.al.

Vogëlushja ka vështirësi në frymëmarrje dhe në të fjetur për shkak të kileve të tepërta.

Mjeku i familjes, Vasudev Sharma, tha se e ka të vështirë të formulojë një diagnozë, duke shtuar se ky është rasti i parë i tillë me të cilin është hasur në punën e tij. /a.y/noa.al