Transmetuar më 23-04-2017, 13:44

Profili në Instagram i National Geographic, u vu në qendër të kritikave të miliona ndjekësve, lidhur me publikimin e një fotografie.

Rreth një muaj pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në binarët e trenit teksa një vajzë humbi jetën duke bërë një fotografi selfie, një fotografi e tillë u publikua nga National Geographic.  

Kjo bëri që të shpërthejnë komente dhe kritika të shumta, duke pasur parasysh rrezikun që paraqet një lloj i tillë fotografie.

Fotografi u mbrojt duke thënë se bëhej fjalë për një binar të dalë nga funksioni, por gjithsesi kjo nuk i qetësoi komentuesit. /a.y/noa.al