Transmetuar më 23-04-2017, 12:42

Llaku është një prej produkteve më të përdorur për të fiksuar modelet e flokëve, por pasi të shikoni videon më poshtë, do gjeni zgjidhje për një sërë problemesh të tjera.

Një tjetër përdorim alternativ i llakut është sprucimi në çorapet apo getat e najlonit në mënyrë që të mos grisen.

Gjithashtu llaku mund të përdoret edhe në rimel për të fiksuar vetullat lartë. Një tjetër mënyrë përdorimi është edhe në perde për t’i mbrojtur ato nga pluhuri.

Alternativa e fundit e cila me siguri do të gëzojë shumë fëmijë, është se fikson vizatimet dhe pikturat, pas përfundimit të tyre. /a.y/noa.al