Transmetuar më 23-04-2017, 12:21

Bëhet një zbulim i frikshëm lidhur me kancerin e gjirit. Një studim amerikan i Icahn School of Medicine në Mount Sinai të New York dhe nga universiteti gjerman i Ratisbona, ka analizuar biopsitë dhe studimet e zhvilluara mbi minjtë.

U konstatua se metastazat lidhur me kancerin e gjirit zhvillohen dhe përhapen në organizëm në heshtje, kohë përpara formimit të vetë tumorit.

Një model i tillë agresiviteti i shpejtë i qelizave anomale, sipas drejtuesve të studimit Julio Aguirre-Ghiso dhe Christoph Klein, mund të ndodhë edhe në rastin e kancerit në pankreas ose te melanoma, tre nga llojet e tumoreve më të përhapura.

Studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Nature”, tregon se këto qeliza “të çmendura” pasi prekin organin, mund të qëndrojnë të fshehura për shumë kohë, por sidomos të paprekura nga kimioterapia, e cila prek qelizat në aktivitet.

Më pas ato shpërthejnë në metastaza erdhe më agresive, duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientit, shkruan noa.al. Por ana pozitive e këtij zbulimi, qëndron në kuptimin e mekanizmit të zhvillimit të metastazave gjë që mund të nxjerrë në pah fenomene që deri më tani janë të pashpjegueshme, por që kanë nevojë për studim. /a.y/noa.al