Transmetuar më 23-04-2017, 11:41

Nga Finiqi pranë Gjirokastrës ku shpërndau ditën e sotme leje legalizime, Kryeministri Edm Rama ironizoi kryetarin e Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule.

“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ça bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon mesazh Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Vetëm ju të Kishës mund ta sillni në rrugën e Zotit”, tha Rama.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përpjekjet por nuk funksionon, “ja ka marrë mendjen shejtani”.

Fillimisht ai i përshëndeti banorët në greqisht duke shkaktuar të qeshura, “Si je? Kalla? Kalimera të gjithëve”. /a.y/noa.al