Transmetuar më 23-04-2017, 11:27

Fotinia dhe Danjeli i tregojnë Xhenit se janë të mërzitur për klipin në lidhje me propozimin e Musës që të bëhet lider për të qenë te dhoma vetëm me Donën.

Propozim që u diskutua mes banorëve dhe solli më pas ndëshkimin nga “Vëllai i Madh”, i cili vendosi se kush do të ishte çifti lider në shtëpi për këtë javë, duke ua hequr këtë privilegj banorëve të shtëpisë.

E pikërisht liderja Xheni u thotë të mos mërziten sepse ka një publik të tërë që sheh gjithçka dhe vlerëson.

Por edhe asaj i ka ngelur hatri me Musën, ku në një klip të publikuar mbrëmjen e spektaklit të Big Brother, ai i thoshte Donës, se Benardi e ka qejf, shkruan faqja e ‘Bb’.

“Musa donte me ngec edhe me Benardin dhe s’ka shanse dhe për çfarë, për një Donë, sikur…”, pa përmbyllur fjalinë e ndërhyn Fotini e shton “Sikur e ka flori”.