Transmetuar më 23-04-2017, 11:10

“Legalizimet në të shkuarën janë bërë për biznes. Legalizonin biznese dhe bënin biznes. 21 mijë në 8 vjet”.

Kështu tha sot nga Finiqi, Kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se qeveria e majtë në katër vjet, deri më tani ka dhënë 130 mijë legalizime.

Në këtë drejtim shtoi se nëse në 8 vjet ishin mbi 80% legalizime për biznese, aktualisht në 130 mijë legalizime të bëra 93% janë shtëpi.

Rama u zotua se do të çohet deri në fund regjistrimi i tokave, duke thënë se do i jepet titulli i pronësisë mbi tokën pet çdo familje.

“Shumë shpifje janë bërë për minoritetin dhe këto janë bërë nga ata që e përdorin minoritetin për politikë. Por ne kemi bërë të mundur si askund në rajon, u njohim zonave minoritare të kenë bashkinë e tyre, ju keni bashkinë e Finiqit të drejtuar nga njerëz të zgjedhur prej jush”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai tha se do ndërtohet një zyrë e posaçme arsimore që do kujdeset për bashkinë e Finiqit dhe Dropullin, në mënyrë që problemet e pafundme që janë hasur me tekstet të marrin fund njëherë e përgjithmonë. /a.y/noa.al