Transmetuar më 23-04-2017, 09:29

Futbollisti i mirënjohur nuk është më single. Armando Sadiku prej kohësh po shijon një histori të bukur dashurie me këngëtaren e mirënjohur, Fibin. Në miqësoren e fundit ndaj Bosnjës, Armando Sadiku pati një tifoze të veçantë në shkallët e stadiumit të Elbasanit. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Daniela Kamberi, e njohur si Fibi, e cila u përfol për një lidhje të mundshme me sulmuesin nga Elbasani.

Bukuroshja e njohur nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen e mundshme me sulmuesin shqiptar, por edhe nuk i ka aprovuar zërat, shkruan GSh.

Fibi është fotografuar në stadium me bluzën e Sadikut dhe shpeshherë në rrjete sociale vërehen shkëndija mes tyre me pëlqime të postimeve, çfarë ka hedhur dyshime për një flirt mes tyre.