Transmetuar më 23-04-2017, 09:10

Një siklet i vërtetë për kompaninë ajrore “American Airlines”, për shkak të një video në të cilën njëri prej punonjësve të kompanisë ajrore, stjuard, zihet me një pasagjer i cili ndërhyri për të mbrojtur një grua, pasi asistenti i fluturimit e kishte goditur.

Gjithçka ndodhi këtë të premte në një fluturim të nisur nga Dallasi drejt San Francisco, SHBA. Gjithë skena u filmua nga një pasagjer i cili e publikoi më tej videon në Facebook.

Sherri u shua, por United Airlines deklaroi se ka nisur një hetim. Në videon që noa.al e sjell më poshtë, shihet një grua duke qarë, ndërsa në krahë mban një fëmijë.

Pak më herët asaj i ishte kërkuar që të zbriste nga avioni, për të marrë një ndenjëse për fëmijën. Njëri nga pasagjerët ndërhyri për ta mbrojtur, duke u grindur keqaz me punonjësin e kompanisë ajrore.

Stjuardi u pezullua nga puna, ndërkohë që kompania ajrore kërkoi ndjesë për gjithë sa ndodhi me pasagjerët. /a.y/noa.al