Transmetuar më 23-04-2017, 08:58

Akuza të ashpra për një prej këngëtareve të grupit Spice Girls, nga dadoja Lorraine Gilles. Këngëtarja Mel B akuzohet nga dadoja 26- vjeçare, se e ka detyruar për vite me radhë të bëjë seks tresh me të dhe të shoqin e saj, Stephen Belafonte.

Gilles e akuzon këngëtaren se ka ndryshuar versionin e ngjarjes.

“Kur isha 18 vjeçe më ka detyruar të pija dhe më bindi të bëja seks tresh. Nuk mbaron me kaq. Mbeta shtatzënë pas një raporti të rastit dhe Mel B më ndihmoi me praktikat e abortit”, thotë ajo, shkruan noa.al.

Akuzat vijojnë prej disa kohësh, ndërkohë që pak muaj më parë Mel B u divorcua nga i shoqi Belafonte, duke e akuzuar për keqtrajtim dhe se e ka detyruar të bëjnë seks tresh. /a.y/noa.al

E akuzoi për dhunë, përgjigjet bashkëshorti i Mel B

Këngëtarja Mel B merr urdhër mbrojtje, rrihej nga shoqi