Transmetuar më 23-04-2017, 08:43

Ata bënë bujë në varietenë e humorit ‘Portokalli’ si grupi “The SHBLSH”, por më pas rrugët e tyre u ndanë, në ekrane të ndryshme televizive.

Bëhet fjalë për aktorët e humorit, Julian Deda, Gentian Zeneli dhe Ermal Mamaqi.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Thumb” në ABC News, Julian Deda foli për marrëdhënien që ka me ish- kolegët e tij.

Ai thotë se me Ermalin, ruan akoma marrëdhënie të mira, por me Gentin jo.

I pyetur se kur do ta shohim sërish me Gentin, duke qenë se kanë kohë që nuk i kemi parë bashkë, Juli përgjigjet: “Nuk ma do mendja se do të më shihni… shumë shpejt nuk e di. Unë nuk vë data në jetën time. Kurrë nuk them kurrë!”.

Ndërsa për Ermalin thotë se është tjetër gjë, “Me të ruaj akoma miqësi shumë të mirë. Kemi pasur me Ermalin një marrëdhënie tjetër, në sensin që jemi tipa më të lirshëm, më sportivë dhe nuk kemi parë shumë gjëra të vogla te njëri-tjetri prandaj kemi akoma miqësi”.

Lidhur me një ribashkimi të treshes së mirënjohur “The SHBLSH”, Juli tregon se e ka menduar bashkë me Ermalin, por shton se ka disa gjëra për të rregulluar.