Transmetuar më 23-04-2017, 08:04

Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në lokalin me muzikë live në qytetin e Vlorës humbi jetën vetëm pak pasi mbi të ishin zbrazur 6 plumba.

Ai u qëllua teksa kishte shkuar te tavolina ku ishte autori, 19-vjeçari Gani Tozaj me disa persona të tjerë, por u gjet i vdekur larg tavolinës, te hyrja e lokalit.

Nga sa mëson “Panorama”, dhe nga vetë dëshmia e autorit, i arrestuar një ditë pas krimit me një viktimë dhe tre të plagosur, gjithçka nisi pas një sherri verbal, pas të cilit viktima i dha një pëllëmbë njërit nga personave në tavolinë.

Pasi mbi të u zbrazën plumbat, ai ka lëvizur për disa metra, ashtu i plagosur e i mbuluar me gjak.

Por, ka gjetur vdekjen vetëm pas pak, në pjesën hyrëse të lokalit, aty ku u gjet edhe nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lokalin “Fiks Fare”, ku kishte edhe muzikë live me këngëtaren e ftuar Blerina Balili.

“Rreth orës 23:20, në lagjen Ujë i Ftohtë, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër”,- njoftoi policia.

Viktima, që ishte shënjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedenëe, pasi ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 2000 në qytetin e Vlorës.

Viktima Gjioveshaj në vitin 2000 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

Masakra në Vlorë, 19-vjeçari i arrestuar pranon se ishte bashkëpunëtor

Masakra në Vlorë, dedikimi prekës i mikut të Ergysit: Jepu forcë motrave e prindërve

Masakra në lokalin në Vlorë, arrestohet një nga autorët e dyshuar, dy në kërkim

Një i vrarë dhe tre të plagosur, pamje nga çfarë mbeti pas në lokalin e masakrës në Vlorë

Masakra në Vlorë, zbulohet e shkuara kriminale e viktimës

Masakra në Vlorë, ky është momenti i transportit të një prej të plagosurve

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë në Vlorë, pamjet nga vendngjarja

Breshëri armësh në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur