Transmetuar më 23-04-2017, 07:57

Gruaja që shikoni në fotografi është viktima e së shtunës mbrëma në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë.

E ndjera Gjystina Shpani (Picaku) e moshës 48- vjeçare me origjinë nga Mati, ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze të cilët i kishin kaluar të 20-at.

Shpani u përplas nga një makinë tip “Audi A 4”, e cila u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia vijon hetimet, me synim kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 48- vjeçares. /a.y/noa.al

Aksidenti fatal në Tiranë, identifikohet këmbësorja që humbi jetën nga përplasja

Aksident fatal për këmbësoren në Tiranë, automjeti largohet nga vendngjarja