Transmetuar më 22-04-2017, 23:26

Skuadra e Fiorentinës ka “shkatërruar” Interin në përballjen në kampionat me rezultatin me shumë gola, 5-4.

Të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël dhe shumë gola në në takimin e zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi”, ndeshje e vlefshme për "Serinë A" italiane.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e zikaltërve me rezultatin 1-2.

Takimi mori tjetër rrjedhë në pjesën e dytë, ku vendasit arritën të përmbysin gjithçka me 4 golat e shënuar në pjesën e dytë.

Golat për Fiorentinën u shënuan nga Matias Vecino (23’ e 64’),  Khouma Babacar (70’ e 79’) dhe Davide Astori (63’).

Për Interin shënuan Icardi (34’, 88′ e 90′) dhe Perisic (29’)./a.k/noa.al/