Transmetuar më 22-04-2017, 22:35

Një 37-vjeçar në Korçë është ndaluar në hyrje të pallatit nga dy persona me kapuç, ku njëri prej tyre e ka goditur me një gur në kokë, duke i shkaktuar dëmtime.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15, ku M.I., u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes pasi ka goditur shtetasin e mësipërm, është larguar së bashku me personin tjetër, me shpejtësi nga vendngjarja.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.k/noa.al/