Transmetuar më 22-04-2017, 20:20

Një vajzë nga Filipine, që vuante nga kanceri i kockave, e dinte se i kishin mbetur edhe shumë pak ditë jetë, dhe donte të plotësonte ëndrrën e saj, të vdiste e bukur.

Dhe ashtu ndodhi.

Racine Pregunta duket shumë e bukur në fotot e publikuara nga motra e saj. Ajo shfaqet në arkivol me grim dhe me flokë të kuruar në mënyrë që askush të mos e shihte të zbehur, si pasojë e sëmundjes së rëndë. Para se të vdiste ajo përgatiti çdo detaj me familjen e saj.

Pamjet janë bërë 5 ditë para se vajza të vdiste, dhe ditën që u largua nga kjo jetë, motra e saj shkroi se dëshira e saj e fundit u realizua, ‘Të vdiste e bukur.’ /k.k/noa.al/