Transmetuar më 22-04-2017, 20:09

Futbollisti i Barcelonës, Nyemar nuk do të mund të luajë në sfidën e “El Clasicos” kundër Real Madridit.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv  (CAS), nuk ka mundur të shqyrtojë ankesën e Barcelonës, e cila ka kërkuar që Neymarit t’i hiqet dënimi dhe të luajë në El Calsico, shkruan Mundo Deportivo.

Kryetari i CAS-it, Enrique Arnaldo nuk ka mundur t’i mbledhë të gjithë anëtarët për të mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për ta shqyrtuar kërkesën e Barcelonës.

Neymar ishte pezulluar me tre ndeshje nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Ndeshja më e rendësishme e “La Ligas” ku përballen Real Madrid-Barcelona, do të luhet ditën e nesërme.