Transmetuar më 22-04-2017, 19:52

Është e ditur që, dhimbjet e nënave kur lindin fëmijë, janë të papërshkrueshme, dhe ndoshta në këtë pikë, meshkujt janë me fat. Por, jo të gjithë i kuptojnë këto dhimbje.

Ky student, që do ta shihni në videon e mëposhtme, vendosi të bëhet pjesë e një eksperimenti ku ka ndjerë dhimbjet e lindjes.

Jonny Wade, vendosi të sprovonte veten nëse do të mund t’i përballonte dhimbjet e lindjes, duke u përfshirë në eksperimentin e organizuar nga Lincoln Memorial University në Tennessee.

E gjithë skena është filmuar nga miqtë e tij dhe është publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale.

Durimi i tij zgjati vetëm 20 sekonda, ndërsa gratë duhet t’i durojnë për orë të tëra këto dhimbje. /k.k/noa.al/