Transmetuar më 22-04-2017, 19:20

22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video interesante, nën titullin “po sikur Toka të na trajtonte ne ashtu si ne e trajtojmë atë”.

Themeluesi i Ditës ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve , në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve. /k.k/noa.al/