Transmetuar më 22-04-2017, 19:06

Një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, ka rënë në pranga të Policisë Kufitare, Qafë Morinë-Tropojë.

Behar Kolukaj, 27 vjeç, banues në Vërmic, Kosovë u arrestua gjatë ditës së sotme, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’,  nga Interpol Franca.

Gjykata Savoie në Francë,  ka caktuar masën e siguris “Arrest me burg”, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vjedhje me armë" dhe "Rrëmbim dhe heqje e paligjshme e lirisë“.

Materialet do ti  kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë./a.k/noa.al/