Transmetuar më 22-04-2017, 18:45

Një vogëlushe 10-vjeçare me emrin Jona, ka prezantuar historinë e saj në studion e “Oktapod”, me plot ëndrra për jetën.

Jona e vogël 10-vjeçare shet bonbone me mamanë e saj pasi dëshiron që të blejë një shtëpi.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se një ditë dëshiron të bëhet mjeke dhe kryebashkiake si Erion Veliaj.

“Dua që një ditë të bëhem mjeke. Dua të bëhem si xhaxhi Erion Veliaj, kam një të përbashkët me të, ai ka shitur fiq kurse unë shes bonbone”, ka thënë Jona e vogël gjatë emisionit.

Për këtë gjë, në videon e publikuar në Instagram nga moderatori i emisionit Turjan Hyskaj, ka reaguar edhe Veliaj.

“Mbajeni mend këtë gocën, po su bë Presidente një ditë”, është komenti i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj./a.k/noa.al/