Transmetuar më 22-04-2017, 18:24

Ndoshta ky është propozimi më i veçantë që keni parë ndonjëherë. Gjithçka është filmuar në plazhin Oahu, në Hawaii.

Alec Horan ka pyetur të dashurën e tij, Stephen Gardner nëse ajo dëshironte të martohej me të ndërkohë që po balanconte trupin e saj në këmbët e tij dhe përgjigja e 24-vjeçares ishte: “Po”.

Fotografi i ri nga Pensilvania ka arritur që të filmojë të gjithë propozimin në plazhin piktorest të Hawaii.

25-vjeçari tha se propozimi kishte një domethënie të përkryer për ta si çift, pasi kanë kaluar pothuajse të gjithë kohën, që kur janë lidhur, duke praktikuar joga së bashku. /k.k/noa.al/