Transmetuar më 22-04-2017, 18:12

Nuk ka të ndalur trafikimi i drogës nga shqiptarët në vendet fqinje ku ata jetojnë. Këtë herë, një 29 vjeçar është ndaluar në Greqi, ndërsa e kishte mbushur makinën me 119 kg kanabis sativa, e ambalazhuar në 27 pako.

Siç mund ta shikoni edhe në fotot ekskluzive të që noa.al disponon, makina është plot me kanabis sativa.

Arrestimi i të riut u bë në vendin e quajtur Komboti, në afërsi të Artës. Ai u ndalua për kontroll pas një sinjalizimi që kishin patur shërbimet kompetente, se kishin parë diçka të dyshimtë në automjetin e 29-vjeçarit shqiptar.

Pas verifikimit, rezultoi se makina i përkiste një firme që jepte automjete me qera dhe ishte marrë nga një shtetas grek, i moshës 40 vjeç, i shpallur në kërkim.

I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Artës, i akuzuar për import, transport dhe trafikim droge.