Transmetuar më 22-04-2017, 17:49

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi policia gjeti në bodrumin e banesës së tij mbi 83 kg marijuanë. Autoritetet e shtetit fqinj, bëjnë me dije se ai është 42-vjeçari, Arian Bashmeta, banues në Sanremo. Agjencia e lajmeve, Ansa raporton se shqiptari kishte hedhur parfum në ambientet e bodrumit për të shmangur aromën e lëndës narkotike.

Mësohet se droga, nëse do të hidhej në treg, kap vlerën e 100 mijë eurove. Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një pajisje që shërbente për paketimin e marijuanës.

Arian Bashmeta, ishte dëbuar vite më parë nga shteti italian, por kishte arritur të depërtonte sërish në mënyrë klandestine. /k.k/noa.al/