Transmetuar më 22-04-2017, 15:55
Publicitet

Publicisti Ilir Ikonomi ka publikuar një fotografi të hershme nga viti 1920, të dy motrave shqiptare dhe të varfra që kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

Ikonomi shkruan se vajza në të majtë të fotos, vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan.

Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

“Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin”, shkruan Ikonomi krahas fotografisë së publikuar.

Postimi i plotë i publicistit Ilir Ikonomi:

Dy motrat shqiptare dhe një histori prekëse

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington)./a.k/noa.al/