Transmetuar më 22-04-2017, 15:05

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent për vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat veriore e verilindore.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Ishujt Britanike do të ndodhen në ndikimin e një qendre me presion të ulët atmosferik si edhe kalimit të një sistemi frontal nga oqeani drejt ishujve duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Ndërsa me vranësira dhe reshje dëbore do të paraqitet moti për Europën verilindore – lindore.

Përsa i përket pjesës më të madhe të kontinentit Europian do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent. /b.l/noa.al/