Transmetuar më 22-04-2017, 13:24

Kei ka biseduar me Musën në lidhje me qëllimin e saj për t’u futur në Big Brother.

“Unë nuk kam ardhur këtu për lojë, por me një tjetër psikologji, kam ardhur me emancipu, për të thyer tabu në edukim psikologji”, i thotë ajo Musës duke e mohuar faktin e të bërit lojë brenda në shtëpi.

Më tej të dy banorët janë munduar të sqarojnë përplasjen e tyre më të fundit. Kei ka rikujtuar edhe njëherë skenat e zënkës mes tyre dhe i ka pohuar se nuk e priste aspak nga ai, shkruan faqja e BB.

“Kur e ke gabim e ke gabim. Kam një problem, ofendimin që e dinë të gjithë. Këtë nuk po ta them ty personalisht, dhe e dyta, këtu fjala e fundit thuhet e para”, thekson Kei./b.l/noa.al/