Transmetuar më 22-04-2017, 12:20

Aktorja amerikane Eva Longoria, ka publikuar së fundmi momente nga pushimet e saj me bashkëshortin Jose Baston, në ishujt Hauai. Çifti duket mjaft i lumtur me njëri tjetrin.

42-vjeçarja e veshur me një xhaketë shpëtimi ka ndarë me fansat anën e saj të guximshme, të hedhjes nga lartësitë e mëdha të shkëmbinjve drejt dhe në det.

Vetëm pak ditë më parë Eva përgënjeshtroi lajmin se ishte shtatzënë. Këto veprime të aktores e vërtetojnë mjaft mirë që ajo nuk është duke pritur një fëmijë. “Pashë disa foto të vetes time, me të vërtetë e shëndoshë në një varkë.

Dua të them që gjithçka që bëra ishte se hëngra djathë”, u thotë ajo ndjekësve të saj në Snapchat, mes të qeshurave, duke i hequr kështu të gjitha dyshimet për ardhjen në jetë të një fëmijëve nga aktorja. /g.v/noa.al/