Transmetuar më 22-04-2017, 11:22

Babai i dy fëmijëve ishte në kopshtin e motrës së tij Raquel Ogledy në fund të shkurtit të këtij viti, kur u pickua në këmbën e djathtë.

Pas kësaj, këmba nisi që t’i ënjtej dhe një ditë më vonë atij i nisën dhimbjet. Pas 24 orësh burri përfundoi në spital dhe mjekët nxituan që t’i prisnin këmbën e djathtë në mënyrë që të ndalonin përhapjen e shpejtë të bakterit të rrezikshëm.

Ndonëse u bë operacion, bakteri ishte përhapur edhe në këmbën tjetër dhe mjekët u detyruan që t’ia prisnin edhe të majtën. Një javë më pas gjendja e tij shëndetësore u bë kritike dhe Tarry nisi të kishte të vjella gjaku.

Veshkat e tij tashmë janë dëmtuar dhe tensioni i gjakut është shumë i lartë.  Ndonëse ka bërë deri më tani 9 operacione, ai gjithashtu duhet të presë edhe duart pasi kanë marrë infeksion.

Pickimi i merimangës u kthye në ferrin e jetës së 65-vjeçarit, i cili nuk dihet se kur do të marrë fund. /b.l/noa.al/