Transmetuar më 22-04-2017, 10:59

Khloe, Kardashiania tjetër që ngjall interes mediatik ashtu si e motra Kim, ka publikuar fotot e saj më të fundit ku duket magjepsëse, në një studio në Los Anxhelos, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ylli i reality show “Keeping Up With The Kardashians”, tregon këmbët e saj në një veshje të kuqe, të ndritshme, e cila i lë pak vend imagjinatës.

32-vjeçarja amerikane u shfaq me plot elegancë dhe sensualitet. Me njërën këmbë pothuajse të zbuluar si dhe me pjesën e hapur të gjoksit.

Nga këto pamje Khloe duket në formë më shumë se kurrë. /g.v./noa.al/