Transmetuar më 22-04-2017, 10:34

Presidenti Bujar Nishani ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku myslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.

Krah tij është edhe i biri, i cili ka zgjedhur të veshë një rrobë të posaçme që mbahet në momente të caktuara rituali.

Ky është i pari rast ku një zyrtar shqiptar i këtij niveli viziton vendin e shenjtë në Mekë.

Nishani ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është shoqëruar nga autoritete të larta të shtetit saudit. /b.l/noa.al/