Transmetuar më 22-04-2017, 09:43

Carmen dhe Lupita janë dy binjake 16-vjeçare që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ajo që i diferencon me motrat e tjera është afërsia që ato kanë me njëra-tjetrën. Binjaket janë më afër se çdo motër tjetër që do të dëshironte të ishte. Prioritetet e tyre janë të njëjta për të dyja, shkollë, miqtë dhe marrja e patentës.

Mirëpo, tani ato duhet të përballen me një vendim që do të ndryshojë jetën e tyre, motrat binjake do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, për të bërë të mundur ndarjen e trupave të tyre të ngjitur. Shumica e binjakëve të bashkuar vdesin vetëm disa ditë pas lindjes.

Por, Carmen dhe Lupita nga Meksika, të cilat kanë lindur në SHBA u mbijetuan të gjithave shanseve për të mos jetuar. Vajzat janë të ngjitura nga pjesa e kraharorit deri poshtë tek legeni, ku ndodhen shtyllat kurrizore. Secila prej tyre ka një zemër, një mushkëri, dy krahë dhe një këmbë secila, Carmen në anën e djathtë dhe Lupita në të majtën.

Por pas 16 vjetësh, pas ndarjen së të gjitha momenteve të zgjimit së bashku, ato tani duhet të mendojnë për një fat të ri. Mjekët u thanë se ato duhet të ndahen nga trupi i njëra-tjetrës me ndërhyrje kirurgjikale ose mund të përballen me çështje serioze mjekësore. Por ky vendim i mjekëve nuk është pritur aq mirë nga motrat.

“Ne jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën”, tha Lupita. Ajo shtoi më tej se dyshon se mund t’a ketë të vështirë të jetë e ndarë nga motra e saj binjake. Familja e tyre gjithashtu ndihet në presion se si mund të shkojnë gjërat më pas.

Ata kanë frikë se mund të detyrohen të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse Presidenti Donald Trump do të shkurtojë programin e lejes së punës me të cilin ata qëndrojnë në SHBA prej shumë vitesh. Praktikat fizike dhe financiare të ndarjes së trupave të binjakeve duken të mëdha për ta. Po, për Carmen dhe Lupitën frika më e madhe është të mos humbasin njëra-tjetrën. /g.v/noa.al/