Transmetuar më 22-04-2017, 09:17

Zanfina Ismaili ka publikuar një foto bashkë me Adelinën, e cila para pak ditësh solli në jetë fëmijën e saj të parë. Duket se Zanfina ka shkuar ta vizitojë të motrën pas linjdes, pasi Adelina prej disa kohësh është larguar nga Kosova.

“Nënë e lumtur, teze e lumtur” janë fjalët që ka shkruar Zanfina sipër fotografisë së publikuar bashkë me motrën e saj. Urimet nga e fansave nuk munguan edhe pas publikimit të imazhit nga tezja e Uliksit të vogël.

Por ardhja në jetë e Uliksit e ka bërë Zanfinën më të hapur edhe me publikun sa i përket jetës së saj private. Kështu duket nga postimi i fundit në Instastory. Edhe pse rrallëherë flet për jetën private dhe lidhjet e dashurisë, është Uliksi ai që “zbulon” se Zanfina është single.

“Tezja ime është single. Pyesni prindërit e mi për detajet…”, shkruhet në bady-n e vogëlushit, që me sa duket, teze Zanfina ia ka bërë dhuratë. /b.l/noa.al/