Transmetuar më 22-04-2017, 08:49

Një çift i ri nga India vendosën të martoheshin fshehur, por ndëshkimi për ta ishte mjaft i rëndë, pasi janë zhveshur dhe rrahur nga 18 fshatarë.

Incidenti ndodhi në fshatin Shambhupura në distriktin Banswara në jug të Rajasthan, Kachru 21 vjeç dhe Monica 19 ishin në lidhje prej dy vitesh derisa u martuan dhe ikën në Gujart.

Kur familja e saj e mori vesh vendndodhjen e tyre i detyroi të rikthehen në fshat dhe lajmëroi pleqtë e fshatit. Familja e vajzës e kishte shitur atë te një burrë tjetër për 905 funte.

Në pamjet poshtëruese, një njeri shihet duke tërhequr vajzën në mënyrë agresive të zhveshur në tokë.

Zyrtari Ravinder Kumar Singh, oficeri i policisë Kalinjra, konfirmoi se prindërit e vajzës po e detyronin të martohej me dikë tjetër.

Singh tha se Kachru pati lëndime të rënda nga sulmi dhe u dërgua në spital për t’u trajtuar. Policia i ka dhënë Monikës mbrojtje policore dhe aktualisht është duke u mbajtur në një shtëpi të sigurt. /b.l/noa.al/