Transmetuar më 21-04-2017, 22:11

Babai mban në krah fëmijën e tij të pajetë i cili nuk arriti të merrte frymë asnjëherë që nga momenti që u shkëput nga trupi i nënës së tij.

Nixon Tonkin nuk mori kurrë frymë vetë pasi pësoi dëmtime në kokë gjatë operacionit të lindjes në qershor të vitit 2014 në spitalin e grave në Brisbane të Australisë.

Nëna e tij Simone Tonkin u desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent pasi bebja që po lindte ngeci në kanalin e lindjes. Në foto shfaqet i ati Martyn Tonkin teksa vajton fëmijën e tij që kishte ndërruar jetë pa ardhur mirë në këtë botë.

Publikimi i fotove bëhet teksa vazhdojnë gjyqet dhe hetimet në lidhje me një gabim të mamive dhe mjekëve në spital.

Siç shkruan "Daily Mail", fotoja u shpërnda në Instagram nga Simone një mikeshë e familjes e cila e përshkruan Martyn si personin më emocional që ajo kishte takuar ndonjëherë.

Nixon Tonkin sot do të ishte pothuajse 3 vjeç dhe do të ishte vëllai i madh i Knox, fëmijës së dytë të familjes që mbush një vit. /b.l/noa.al/