Transmetuar më 21-04-2017, 21:23

Kujdes, në banjot e femrave po vendosin kamera të fshehta dhe ato po shihen nga njerëz që nuk janë vetëm perversë por edhe persona me qëllime denigruese dhe përfituese.

Një kamera e fshehtë e kamufluar te një varëse pecetash, u zbulua orët e fundit në një banjo femrash në një bar-restorant në Naplio të Athinës, raporton noa.al duke cituar mediat greke.

Fotot që shikoni, tregojnë pikërisht momentet kur zbulohet dhe çmontohet një kamera e fshehtë e lidhur me kartë sim dhe chip që dërgonte direkt pamjet video në rrjet përmes internetit dhe më pas shpërndaheshin në rrjete sociale, komunikime grupi dhe forume e blogje të ndryshme.

Ishte një kliente e lokalit, ajo që zbuloi kamerën e fshehtë. Teksa kishte shkuar në banjë, ajo kishte përqendruar shikimin te një varëse pecetash që kishte përbri ulëses së banjos dhe befas dalloi se tek ajo kishte diçka që nuk shkonte.

Pasi kuptoi se kishte të bënte me një kamera të fshehtë e cila kishte rrezen e regjistrimit video duke përfshirë zonat intime të femrave që hynin, ajo vendosi ta bëjë publik këtë zbulim duke shokuar shumë njerëz.

Menjëherë më pas raportoi rastin në polici. Kjo e fundit ka shkuar në lokalin ku u gjet varësja dhe nisën një hetim për të zbuluar se kush e kishte montuar fshehurazi kamerën e fshehtë në banjon e grave.

Deri tani nuk është gjetur ndonjë i dyshuar dhe pse pamjet dilnin lirisht në rrjet. Dyshimet më të forta bien mbi pronarin e lokalit ose punonjës të tij. 

Apel për kujdes!

Çështja e kamerave të fshehta në vende ku njeriu duhet medoemos të jetë në ambient konfidencial dhe të sigurt, është serioze.

Shumë kompani në Shqipëri po shesin kamera të vogla të teknologjisë së lartë me çmime fare të ulëta.

Në një vëzhgim që NOA.al bëri pasi mësoi lajmin mbi kameën e fshehtë të zbuluar të restoranti grek, mësoi se një kamera e fshehtë me përmasa fare të vogla, që lidhet me celular dhe me linjë interneti në distancë kushton rreth 30 euro përmes blerjeve online dhe midis 4 mijë deri 6 mijë lekë në dyqane elektronike të Tiranës.

Këto mikrokamera të fshehta shiten lirisht, por ky është një alarm. Sepse duke u shitur lirisht këto kamera të fshehta, në raste të caktuara njëherazi po shitet lirisht, por abuzivisht edhe intimiteti i individëve që edhe në të tilla situata, mesa duket janë të pambrojtur. Ndaj kujdes kur qëndroni në vende ku nuk doni t’ju shikojnë. Kontrolloni me vëmendje dhe kujdes zonën ku s’doni t’ju shohin diçka dhe sigurohuni që nuk jeni duke u parë nga ndonjë pervers në internet. /a.b/noa.al/