Transmetuar më 21-04-2017, 17:43

Teksa një fëmijë po luante në park me bashkëmoshatarët e tij, një qen i racës Pitbull e ka sulmuar atë. Ngjarja ka ndodhur në një park të New York-ut, ndërsa fëmija 3 vjeç fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Siç shihet edhe nga pamjet e filmuara djali i cili ka veshur pantallona të verdha të ndezura, sulmohet menjëherë nga qeni dhe tërhiqet në tokë për disa sekonda, ndërsa fëmijët e tjerë ikin nga frika.

Disa të rritur dolën nga automjetet e tyre ndërsa po kalonin për të ndihmuar djalin dhe për të kapur qenin. Një fotografi e marrë pas sulmit tregon anën e majtë të fytyrës së djalit të vogël me disa plagë të kafshimit.

Pamjet e xhiruara nga ky sulm i tmerrshëm janë përhapur në mënyrë virale në internet, gjë që duhet të ndikojnë më shumë tek shoqëruesit e këtyre kafshëve që të marrin masat e nevojshme.

Qeni Pitbull së bashku me pronarin e tij janë shoqëruar në polici, ndërsa po hetohet ngjarja në fjalë për të përcaktuar nëse qeni ka edhe histori të tjera lidhur me sulmet ndaj njerëzve. /b.l/noa.al/