Transmetuar më 21-04-2017, 17:18

Një vrasje e tmerrshme është cilësuar ajo e një vogëlushi 4 vjeçar në Afrikën e Jugut.  Krimi makabër i cili ka tronditur fshatin ku banonte djali i vogël dhe gjithë komunitetin është kryer nga xhaxhai i tij, i cili nuk është mjaftuar me kaq, por pas vrasjes i ka pirë gjakun dhe më pas i ka ngrënë edhe zemrën.

Kamvelihle Ngala, 4-vjeç, kishte humbur jashtë ndërkohë që luante me shokët dhe gjyshja e tij kishte nisur ta kërkonte në fshat, dhe më pas i është drejtuar shtëpisë së xhaxhait të fëmijës.

Kur shkuan trokitën në derën e tij në orën 2 të natës, ai nuk ua hapi derën dhe pasi e hapën atë janë lemerisur dhe ulërimat kanë zgjuar gjithë fshatin.

“Mendova se kishte therur një dele, sepse kishte shumë gjak. Pastaj pashë duart e nipit tim të vogël dhe copa mishi. Djali më tregoi se e kishte ngrënë mishin e nipit.

Ai nuk e meritonte të vdiste në atë mënyrë, sidomos në duart e një familjari të afërm që supozohet se duhet ta mbronte”, tregon gjyshja, shkruan DailyMail.

“Trupi ishte në një cep të dhomës, ndërsa kafka ishte larg trupit të fëmijës. Ai u tha fshatarëve dhe policisë se ai piu gjakun e Kamvës dhe hëngri zemrën dhe trurin e tij. Kafka ishte e pastër me sy të nxjerrë jashtë dhe lëkura e rrjepur. Kjo ishte si therja e dele apo dhie për një ritual. Një mëlçi ishte në një pjatë ndërsa tjetra në dorën e tij”, vijon rrëfimin e përlotur gjyshja e vogëlushit.

Plaku i fshatit Mte Saleni, 75 vjeç, tha: “Kur njerëzit janë nën efektin e drogës drogë ata janë të pakontrollueshëm. Ajo që njerëzit panë në atë banesë do t’i ndjekin pas përgjithmonë”. 30-vjeçari Mandisi Gwanya u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes. /b.l/noa.al/